"Ju gënjeni nga padituria. ju thoni se nafta po vidhet ndërkohë që fabrika është e fikur.
Ata nuk marrin rrogat sepse fabrika nuk punon.
Nga ana tjetër është e pavërtetë kjo që thoni ju që unë hesh e bëj sikur dëgjoj.
Dëgjoj shumë mirë, por ka një problem. Ata janë punonjësit e një kompanie private sepse nuk është e shtetit, që nga koha e qeverisë së partisë tuaj ajo nuk është më në dorën e shtetit."
Rama theksoi se nuk do të bisedojë me naftëtarët pa dalë ata nga greva, sepse e ka ‘parimore, që nuk bisedon nën presion’. Ai i tha Hajdarit se meqë ka kontakt me naftëtarët, t’i thotë që të dalin nga greva. Shpërndaje te miqtë
