Rama përshëndet rifillimin e kampionatit të futbollit

exit.al 29 Tetor 2020, 15:32

Kryeministri Edi Rama përshëndeti rifillimin e kampionatit shqiptar të futbollit, duke i kërkuar naftëtarëve të Ballshit të ndjekin shembullin e tyre. Në një postim në Twitter, Rama shkruan se tani është gati të rifillojë bisedimet për kërkesat e tyre.

"E përshëndes fundin e bojkotit absurd të Ligës Profesioniste të Futbollit dhe rifillimin e kampionatit të dielën!Tani po,gati të flasim me Federatën Shqiptare të Futbollit për të zgjidhur me mirëbesim e mirëkuptim hallet e Ligës!Uroj që naftëtarët të marrin shembull.Unë jam gati."

Më herët, presidenti FSHF, Armando Duka pohoi se kampionati do të rifillojë javën e ardhshme Shpërndaje te miqtë