“Dua gjithashtu t’ju siguroj se Teatri i ri Kombëtar do të ketë nesër pëlqimin e të gjithëve, qoftë të të shumtëve që kërkojnë sot dhe qoftë të të paktëve që sot nuk shohin më larg se dje.”
Rama tha se tashmë është mësuar me kundërshtimet e një grupi të njëjtë ‘ngatërrestarësh profesionistë’ që përbaltin çdo gjë përpara se të fillojë. Ndërtesa e teatrit të ri do të ndërtohet sipas projektit të arkitektit Bjarke Ingels, bërë për llogari të Fushës, së bashku me projektin për kullat pas teatrit. Për projektimin e godinës së re nuk do të ketë asnjë konkurs publik. Nuk dihet se pse një projekt i paguar nga Fusha shpk do t’i jepet falas Bashkisë Tiranë, por kjo gjë mund të merret me mend: pas projektit të teatrit ka qenë gjithmonë Edi Rama, ndërsa Fusha shpk është thjesht klienti i paracaktuar prej tij për të punuar me Ingels. Në fakt, në vitin 2018, në një intervistë për Top-Channel Ingels ka pohuar se kishte nisur punën për projektin e teatrit, që në vitin 2016, me ftesë të Kryeministrit Rama dhe kryebashkiaku Veliaj për të marrë pjesë në konkurs. Exit Neës pati kërkuar informacione rreth konkursit, të cilit i referohej Ingels, por pavarësisht kërkesave të përsëritura për informim nuk mori asnjë provë për zhvillimin e ndonjë konkursi nga firma e tij BIG. BIG u justifikua me një marrëveshje për ruajtjen e konfidencialitetit që kishte me Bashkinë Tiranë, edhe pse ai ksihte rpanaur se ishte arkitekt edhe i ndërtimebve private pas Teatrit që nuk kanë lidhje me Bashkinë.Rama për teatrin e ri: Do ta pëlqejnë gjithë, edhe ata që sot e përbaltin
Një ditë pas shembjes së godinave të Teatrit Kombëtar, Kryeministri Rama publokoi projektin e teatrit të ri dhe shprehu besimin se të gjithë qytetarët do ta pëlqejnë atë:
Të sugjeruara
Shumica e heshtur që na shkruan tiraninë dhe korrupsionin si fat
17 Maj 2020, 22:11Policia nisi shembjen e Teatrit me njerëz brenda
17 Maj 2020, 21:19
Që të mos humbet mundësia për një ligj të ri për partitë politike
4 Mars 2026, 00:18
