Rama – PD shkëmbejnë akuza për rritjen e borxhit publik

exit.al 14 Tetor 2020, 09:22

Kryeministri Edi Rama akuzoi, mëngjesin e së mërkurës, qeverinë e kaluar se kishte rritur ndjeshëm borxhin publik, veçanërisht në krahasim me investimet e bëra. Përmes një grafiku postuar në Facebook, Rama shkruante se  demokratët ‘e zhytën Shqipërinë në borxhe ndaj sipërmarrjes, shëndetësisë, arsimit e deri edhe ndaj personave me aftësi të kufizuar, të prekurve nga përmbytjet, e madje edhe bebeve të porsalindura që i lanë pa mikrobonusin 5 mijë Lekë.’ [caption id="attachment_108358" align="aligncenter" width="382"]borxhi publik rama Borxhi Publik sipas Ramës[/caption] Sipas Ramës, qeveria e tij uli borxhet dhe rriti investime. Menjëherë pas kësaj ka reaguar këshilltari për ekonominë i PD-së Dorian Teliti, i cili akuzon Ramën se borxhi publik është rritur nga qeveria e tij. Ai ka krahasuar rritjen e borxhit publik për dy periudhat, 2006-2013 dhe 214-2020:

“2006-2013 borxhi publik u rrit me vetem 10% të PBB-së (përfshirë detyrimet e prapambetura), me të cilat u ndërtuan dhjetëra spitale, qindra shkolla, mijëra km akse rrugore, përfshirë këtu rrugën e kombit. 2006-2013 ulëm taksat dhe rritëm pagat e pensionet.

Ndërsa 2014-2020, borxhi u rrit me 29% të PBB-së (përfshirë detyrime të prapambetura dhe PPP) dhe i vetmi investim i plotë që keni kryer është bypass Fier prej 22km. Familjet shqiptare sot kanë një borxh 50% më të lartë sesa 7 vite më parë.”

Ai akuzoi Ramën se të gjithë paratë e marra hua, pra rritjen e borxhit, e përdor për koncesione klienteliste, tendera pa gare, lukse zyrash e udhëtime me charter dhe jo për nevojat e qytetarëve. [caption id="attachment_108357" align="aligncenter" width="382"]pd borxhi Borxhi Publik sipas PD[/caption] Shpërndaje te miqtë