“I vetmi koment behet mbi faktet. Kush i do mund t’i marrë t’i shoh. Unë nuk e kam braktisur as atë dhe asnjë familje tjetër. Por nëse ata që humbën nuk ua kthej dot, të gjtihë ata do ti kthejë në një jetë të re që as nuk i kishin dhe as kishin për ti pasur nëse nuk do ti kishte rënë fatkeqësia”.
Familja Cakoni humbi dy persona, kryefamiljarin Kastriot Cakoni 55 vjeç dhe vajzën, Drita Cakoni 15 vjeç. Të vetmin të mbijetuar janë Manjola Cakoni dhe djali i saj 9 vjeçar. Manjola Cakoni prej 3 shtatorit ka pretenduar në media si dhe në një video të realizuar nga PD-në se qeveria e ka braktisur. Në videon e PD-së zonja Cakoni tregoi se e ka marrë në telefon Kryeministri e i ka thënë "të kesh turp", duke ju referuar deklaratave të saj.Rama: PD bën hieno-politikë me familjen Cakoni
Kryeministri Edi Rama ka përgënjeshtruar deklaratat e PD-së se ka braktisur familjen Cakoni, të prekur nga tërmeti.
“Thjesht jam shumë i keqardhur me hieno-politikën në tërësi dhe me hieno-politikën e PD-së në veçanti që nuk lë rast pa u përpjekur të keqpërdor dhimbjen dhe fatkeqësinë, të përpiqet të peshkojë në turbullirën që krijon duke manipuluar ndjenja njerëzore”, tha Rama i ftuar në emisionin Opinion, në Tv Klan.
Ai tha se faktet tregojnë se familjet e prekura nga tërmeti nuk janë prekur:
Shpërndaje te miqtë
Të sugjeruara
Kosova do të zbatojë marrëveshjen për Asociacionin e komunave me shumicë serbe
10 Shtator 2020, 21:25Për herë të parë në menaxhimin e Butrintit një subjekt jo-publik
10 Shtator 2020, 21:15Kryemadhi, Rama detyroi të rinjtë të braktisin vendin
10 Shtator 2020, 21:04
