Kryemadhi, Rama detyroi të rinjtë të braktisin vendin

exit.al 10 Shtator 2020, 21:04

Monika Kryemadhi, kryetarja e LSI-së fajëson Edi Ramën se ka detyruar të rinjtë të braktisin vendin.

Në një takim me të rinjtë në Fier, Kryemadhi tha se Rama “kujtohet për të rinj vetëm kur i duhen për fasadë fotografike dhe në 8 vite nuk pamë asnjë të ri dhe të re që të hynte në parlamentin e rilindjes.

Gjatë fjalës së saj, Kryemadhi kujtoi se u bë anëtare e PS kur ishte 17 vjeç duke “thyer dhe rregullat e statutit të PS në atë kohë sepse duhet të ishe 18 vjeç që të bëheshe anëtar i Partisë Socialiste dhe unë jam bërë 17 vjeç”.

Shpërndaje te miqtë