“Dua t’i kërkoj ndjesë sot gjithë shqiptarëve, por edhe partnerëve për shfaqjen e shëmtuar për të bllokuar reformën në drejtësi.
Shfaqjen e dha opozita, por faturën e kësaj shfaqje e merr e gjithë Shqipëria e cila është më afër se kurrë çeljes së negociatave për anëtarësim me BE dhe nuk i meriton as baltën, as tymin dhe as dëshpërimin e kësaj opozite që prej dy vitesh udhëhiqet nga frika e reformës në drejtësi.
Bëra sa munda dhe nuk e di ca mund të bëja më shumë për të çelur dialogun me opozitën lidhur me zgjedhjen e prokrurorit të përkohshëm.
Zgjedhja e prokurores së përgjithshme të përkohshme vetëm me votat tona ishte legjitime, e konfirmuar edhe nga misionet e SHBA dhe BE që asistojnë procesin e vështirë të reformës në drejtësi.”
Në mbrojtje të vendimit për të zgjedhur kryeprokuror të përkohshëm, edhe pse Kushtetuta nuk e parashikon, Zoti Rama përdori sërish ambasadorët e huaj:“Protestuesve të sotëm dua t’i bëj një pyetje të thjeshtë: Po mirë qytetarë që nuk e doni këtë qeveri a mund të ketë ndër ju budallenj që të mendojnë se SHBA dhe BE të pranojnë që drejtësia të kapet përmes një puçi kushtetues?!”
Shpërndaje te miqtë
