“Jemi këtu për të dalë me dinjitet institucional nga kjo histori dhe për të dalë me një frymë konsensusi politik të mirëkuptuar nga populli shqiptar në radhë të parë.
Produkti aktual ka shumë njëanshmëri e pranoj.
Nuk jemi për të marrë urdhra nga PD dhe as nga ju [opozita parlamentare], jemi këtu për të bërë tonat, në mënyrë që produkti të mos jetë i njëanshëm.
Pa diskutim sot konsensusi nuk është dot produkt i shëndetshëm nëse shihet si një rezultat i një marrëveshje mes dy palëve ndërkohë që janë 3 palë faktikisht, se ju zonja Hajdari e keni firmosur marrëveshjen.”
Shpërndaje te miqtë
