Hajdari thirrje Ramës: Voto listat e hapura, ndryshe do jesh i humbur

exit.al 2 Korrik 2020, 13:25

Deputetja Rudina Hajdari i bëri thirrje kryeministrit Edi Rama të votojë listat e hapura, duke theksuar se nëse do të vazhdojë i njëjti sistem, ai do të humbasë. Në fjalën e saj në seancë plenare, Hajdari pohoi se në sistemin me lista të mbyllura besojnë vetëm 10 përqind e shqiptarëve.

"Në sistemin me lista të mbyllura besojnë vetëm 10%. Partitë e vjetra nuk duan integrimin e Shqipërisë.Ne i tregojmë atyre se jo vetëm duam listat e hapura, por zhvillim në vend dhe një Shqipëri që të shkojë drejt BE. Ndaj Edi Rama, nëse do të jesh pjesë e asaj pakice, do të jesh i humbur."

Hajdari pohoi se opozita është në Kuvend "që të përfaqësojmë shqiptarët që duan lista të hapura" Shpërndaje te miqtë