Rama i përgjigjet PD-së: Nuk i jepni dot urdhra Kuvendit

exit.al 2 Korrik 2020, 13:43

Kryeministri Edi Rama iu përgjigj të enjten kërkesës së PD-së për të miratuar sa më parë Reformën Zgjedhore, mundësisht për ta futur atë në diskutimet e Kuvendit që në seancën e ardhshme. Rama tha se PD nuk ka tagër që t’I vërë ultimatume Kuvendit:

‘Ata të tjerët dërgojnë edhe ultimatume se cfarë duhet të bëjë Kuvendi.

Nuk është nevoja për  provokime nga jashtë apo brenda.

Atyre jashtë u them ‘nuk keni tagër t’i jepni urdhra këtij Kuvendi’.’

Duke iu drejtuar opozitës jashtëparlamentit, por dhe deputetes Hajdari, e cila si pjesë e Këshillit Politik, ka firmosur marrëveshjen për Reformën Zgjedhore, Rama tha se po i imponohen Kuvendit të miratojë diçka pa diskutuar:

‘Kryetarit të kuvendit iu drejtua një urdhër nga sekretari i përgjithshëm i forcave jashtë kuvendit, por edhe unë jam zhgënjyer nga fjalia e fundit që ju keni firmosur, ku thuhet se Kuvendi duhet ta votojë atë marrëveshje pa asnjë ndryshim dhe pa kushte.

Ju mblidheni atje, i fusni një firmë, tani duhet ta marrë Kuvendi këtë letër dhe thjeshtë ta votojë.’

Shpërndaje te miqtë