“Shpërblim financiar për ata që thonë unë kam punuar në të zezë në filan kompani. Disa thonë që ‘si ta denoncoj unë?!’
Po atëherë si ta zgjidhim kur ti nuk ke kurajën për veten tende.”
Rama premtoi se do të japë një ofertë të re brenda 24 orëve për ata që punojnë në të zezë në një kompani dhe që sot gjenden pa mbështetje sepse nuk figurojnë asgjëkundi. “Përveç shpërblimit financiar do t'i marrim përsipër që ne ta ndjekim punën e tyre në mënyrë që pronarët t’i njohë të drejtën,” u shpreh kryeministri.
