Rama nuk komenton deklaratat e Metës për protesta

exit.al 6 Tetor 2020, 14:13

Kryeministri Edi Rama nuk pranoi të komentojë deklarata e Presidentit Meta për protestat. Ai gjithashtu u shpreh se nuk ka dijeni për progres raportin e KE-së për Shqipërinë. Në konferencën për shtyp, të martën, Rama tha se nesër do të njihet me progress raportin dhe nuk ka informacion për momentin. Ndërsa pyetjes për paralajmërimin e Presidentit Ilir Meta për organizimin e protestave në të gjithë vendin, pas miratimit të kodit të ri zgjedhor pa dakordësinë e opzoitës jashtëparlamentare, ai tha se:

“Ilir Meta mund të trajtohet si problem për ekonominë e vendit por jo si element i paketës tonë fiskale”.