“LSI e fillonte dyshemenë e saj me 34 mandate, ndërsa sot e fillon dyshemenë me 40 mandate”.
Kryemadhi u shpreh e bindur për fitoren e opozitës në 2021, pavarësisht makinacioneve të PS-së:“Edhe Taulant Balla t’i numërojë votat e opozitës nuk ka strukturë apo metodologji që të nxjerrë fitues Edi Ramën. E pamë lakuriq Edi Ramën. Deri tani e kishim parë biologjikisht, tani po e shohim politikisht. Rama shpreson të dëgjojë nga opozitës se nuk do të hyjë në zgjedhje”.
“Do të jetë rezultat surprizë për shumë të tjerë, jo vetëm për Ilir Metën. Veprimet e njëanshme të Edi Ramës minimum do të dyfishojnë rezultatin e LSI-së, e them minimumi", përfundoi Kryemadhi.
