“Marrëveshja e 5 qershorit nuk është prekur. As te koalicionet dhe as te pikat e tjera si financimi i Partive, hapja e listeve etj”, u shpreh Gjiknuri për gazetaren Eni Vasili, në emisionin Open, të hënën.
Ai theksoi se janë ndryshuar vetëm “nenet për koaliconet”. Gjiknuri hodhi poshtë akuzat që mazhoranca ka blerë votat e deputetëve të opozitës parlamentare.“Këto janë histori, spekullime politike. Të dalin ato që janë blerë”- tha Gjiknuri.
