Rama do të udhëtojë nga Rinasi në Kukës me avion së bashku me emigrantët nga Anglia

exit.al 18 Prill 2021, 14:46

Kryeminsitri Edi Rama do të hip në avion në Rinas i cili më pas do të shkojë në Kukës, sipas BW.

Të dielën do të ulet avioni i parë në Kukës. Ai është nisur nga Londra por për shkak se nuk ka linjë direkte më Kukësin, do të ulet fillimisht në Rinas.

Opozita e ka akuzuar kryeministrin se po e përdor në mënyrë propagandistike ndërtimin e aeroportit të Kukësit. Të dielën kreu i PD Lulzim Basha e cilësoi si një “marifet elektoral”.

Sipas BW Rama do të mbajë një fjalim nga aeroporti i Kukësit.