PDK: Serbia ta pranojë Kosovën ose të mbetet në vitet  90

exit.al 18 Prill 2021, 13:54

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj deklaroi të dielën se Serbia duhet të pranojë Kosovës ose “të mbetet në vitet 90”.

Hoxhaj u shpreh përmes nj statusi në Twitter se është detyrë e Bashkimit Evropian që ta bëjë të mundur sa më shpejt njohjen reciproke mes Kosovës e Serbisë dhe “të sigurojë ulëse për Kosovën në Organizatën e Kombeve të Bashkuara”.

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç tha pak ditë më parë në lidhje me publikimin e një hartë për ndryshime kufijsh në Ballkan, se pajtohet me kufijtë ekzistues.

Ai tha  se kufijtë e Serbisë janë me Kosovën brenda tyre.

“Pajtohem me kufijtë ekzistues, që janë Serbia me Kosovën dhe Metohinë, Bosnjë-Hercegovina si e tërë por duke respektuar integritetin e Republika Sërpskas në kuadër të saj”, ka deklaruar Vuçiç.