Policia shpall në kërkim autorët që plagosën kandidatin e LSI dhe vëllezërit e tij

exit.al 18 Prill 2021, 14:15

Policia ka shpallur në kërkim autorët të cilët plagon të dielën në mëngjes kandidatin e LSI Klodian Doka dhe dy vëllezërit e tij, Roland dhe Eltjan Doka.

Sipas BW ata u konfliktuan fizikisht me njëri tjetrin në zyrat e LSI në Sauk. Autorët kanë goditur me thikë.

BW raporton se  i plagosur ka mbetur kandidati për deputet, i cili ka pësuar dëmtime të lehta.

Personat e shpallur në kërkim janë Eni Sada, i cili në bashkëpunim me shtetasit Albor Mulgeci dhe Sokol Kryeziu kanë goditur me sende të forta dhe të mprehta tre vëllezërit Doka.