"Nuk ka më shans që Shqipëria të jetë vendi ku mbillet kanabis."Disa nga pikat kryesore të intervistës janë: Për drogën dhe krimin
- Në 2017 kanabisi është fshirë nga harta e Shqipërisë dhe mbjelljet kanë qënë minimale.
- Nuk ka më shans që Shqipëria të jetë vendi ku mbillet kanabis .
- Kemi fituar luftën kundër kultivimit të kanabisit.
- Në Shqipëri ka krim të organizuar, por jo mafje.
- Në 4 vite të qeverisë sonë,u luftua kanabisi për herë të parë.
- Nuk ishim plotësisht të përgatitur për të përballuar reagimin pas ndërhyrjes në Lazarat në 2013.
- Raporti i OKB i cili e rendit Shqipërinë në vendin e parë në botë për përdorimin e kokainës për frymë, është idiotësi.
Për emigracionin- Emigracioni është një fazë historike, të cilën nuk e konsideroj aspak një tragjedi apo dramë.
- Shqipëria nuk rrezikon të shuhet apo të zbrazet.
Për premtimet e pambajtura- Nuk kam thënë asnjëherë që do zhduk krimin në familje.
- Nuk kam thënë asnjëherë që do shkarkoj çdo ministër dhe zyrtar që përflitet.
- Jemi në përputhje me çdo objektiv të vendosur paraprakisht për 100 ditët e para të qeverisjes dhe pastaj të 300 ditëve.
- Qytetarët do të ndiejnë lehtësim dhe ndryshim në marrjen në kohë të arsyeshme të përgjigjeve në zyrat e shtetit lidhur me të drejtat e tyre.
Për ekonominë- Kam besim që investimet e huaja këtë vit do tejkalojnë shifrat e arritura me TAP-in.
- Ekonomia shqiptare është rritur 4-fish më shumë se 4 vite më parë.
Shpërndaje te miqtë
