“Pas më shumë se 1 viti udhëtimesh në Tiranë dhe bisedimesh me njëri tjetrin për investime që do të bënin në Shqipëri, ata dështuan totalisht.
I vetmi investim është një dyqan i vogël për shitje rrobash pune, për të cilin ka pasur konflikte mes pronarëve.
Në vitin, 2018 invesitimi i Ndranghetas ka shitur mallra për 5 milionë lekë të ardhura dhe 400 mijë lekë humbje.”
Rama sulmoi gazetarët dhe opozitën për keqinformim të publikut duke thënë se po përdor një dosje pa lidhje me Shqipërinë për të fituar klikime:“Servirja e këtij llumi dhe kërkesa për klikime dhe spektakël është një turp që mishëron ata që e ushqejnë këtë, që janë të njëjtët të cilën prirjen për t’ja bërë nënën këtij vendi e kanë prioritet.
Merreni konkluzionet e prokurorisë italiane dhe pijani lëngun. Kjo për mua është një provë spektakolare e katandisë së opozitës dhe të medias.”
Shpërndaje te miqtë
