Rama me ministrin e Jashtëm të Emirateve: Firmosëm dy marrëveshje të rëndësishme

exit.al 26 Nëntor 2020, 17:37

Kryeministri Edi Rama takoi, mesditën e së enjtes, ministrin e jashtëm të Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheik Abdullah Bin Zayed Al Nahyan.

Gjatë takimit, mes dy liderëve u firmosën dy marrëveshje: njëra për fillimin e Rindërtimit të 2000 apartamenteve në Durrës dhe tjetra, për bashkëpunimin ekonomik ndërqeveritar me fokus investimet direkte.

Kryeministri njoftoi se firmat e Emirateve do të investojnë në vend për të zhvilluar Durrësin dhe zonën e Spitallës.

“Në Durrës do të ketë një investim për transformimin e porteve të mallrave në portin turistik,” tha Rama duke komentuar mbi kontratën.

Shpërndaje te miqtë