PD Elbasan denoncon grabitje e tokës publike për të ndërtuar kulla

exit.al 26 Nëntor 2020, 16:37

Blendi Himçi , sekretari i PD në Elbasan denoncoi, të enjten, ndërtimin e disa kullave në 3500 metra katrorë tokë publike pas bashkisë së Elbasanit. Në një deklaratë për median, Himçi tha se:

"Bashkia Elbasan vijon të mos përgjigjet për 3500 metra katrorë truall publik që i ka falur privatit në këmbim të një kati shtesë. Ne vazhdojmë të kemi pyetje për Bashkinë e Elbasanit:

A i ka maksimalizuar interesat e qytetarëve elbasanas bashkia në këmbim të 3500 metra katrorë truall për të përfituar vetëm një katë shtesë, për të ushtruar veprimatarinë e saj?"

Sipas sekretarit të PD-së, ndërtimi i kullës në pronën publike jo vetëm që është abuzim me pasurinë publike, por dhe do të zërë totalisht pamjen e bibliotekës së qytetit. Shpërndaje te miqtë