Rama, me ardhjen time ka ndryshuar politika e jashtme

exit.al 10 Shtator 2020, 22:10

Kryeministri Edi Rama tha se politika e jashtme e Shqipërisë ka ndryshuar që kur ka ardhur ai në pushtet.

"Politika e jashtme e Shqipërisë [..] falë kësaj qeverie prej 7 vjetësh Shqipëria ka politikë të jashtme. Shqipëria sot, fal nesh drejton OSBE, diçka e pamendueshme më parë dhe jo vetëm drejton OSBE por ka një reputacion të madh”, u shpreh ai në emisionin Opinon të Tv Klan.

Rama tha se nuk ka pasur më përpara “politikë të jashtme dinjitoze ku shqiptarët ulen në çdo tavolinë pa komplekse”.

Shpërndaje te miqtë