“Si mund t’i thuhet Vlorës votoni ju për njerëz që nuk jetojnë në Vlorë. Asnjë banorë Vlore në skuadër. Disa prej tyre janë futur të 17-tët, për t’i thënë që jeni edhe ju”.
Ai sulmoi sërisht kryetarin e PDIU-së, Shpëtim Idrizi dhe kryetarin e PBDNJ-së, Vangjel Dule:“Sekseri i çamërisë dhe i Greqisë kanë vajtur në listën e Tiranës. Një pasqyrë kuptimplotë kjo dhe e gjithë lista e Tiranës për të gjithë shqiptarët”.
Rama vazhdoi sulmin edhe ndaj drejtuesit politik të PD-së në Vlorë, Bujar Leskaj:“Si mundet t’i ofrohet Vlorës Leshkoja si komandant. Një njeri i njësuar plotësisht me alkoolin, degradimin, shpërfytyrimin e personit publik. Një njeri, i cili si kryetar i KLSH-së zhvillonte mundje të lira nëpër lokale lart e poshtë nëpër Shqipëri. Një njeri që nuk ka lidhje me Vlorën dhe me të ardhmen e Vlorës por vetëm fosile”.
Shpërndaje te miqtë
