Basha premton votimin e emigrantëve dhe atë elektronik

exit.al 11 Mars 2021, 13:16

Kreu i PD-së, Lulzim Basha deklaroi se në qeveri do të mundësojë votimin e emigrantëve.

Përmes një videomesazhi në Facebook, Basha premtoi se do të realizojë votimin elektronik.

“Rama i trembet votës së Diasporës, por ne do e bëjmë realitet votën e tyre. Rama do të vendosë përsëri në parlament kriminelë, pavarësisht nga thirrjet e SHBA dhe BE. 25 prilli sjell një çlirim dhe për Partinë Socialiste.”, u shpreh ai.

Basha tha se do të jetë një kryeministër normal që do të punojë për Shqipërinë. Ai tha se në qeveri do të ketë përparësi ekonominë, arsimin e qytetarëve.

Shpërndaje te miqtë