3500 fëmijë janë infektuar me Covid-19 gjatë një viti pandemi

exit.al 11 Mars 2021, 13:38

Drejtoresha e Pediatrisë, Gjeorgjina Kuli deklaroi se që prej fillimit të pandemisë janë infektuar 3500 fëmijë. Gjatë një konference për gazetarët, Kuli u shpreh se 5 përqind prej tyre kanë kërkuar shërbim spitalor, duke theksuar se spitalet e pediatrisë kanë kapacitete të mjaftueshme.

“Në lidhje me rastet pediatrike kemi rreth 3500 raste pozitive, prej të cilave vetëm 5% kanë kërkuar ndihmë spitalore, pra që kanë paraqitur komplikacione të aparatit respirator.”

Në lidhje me vdekjet e fëmijëve nga ky virus, asjo tha se vetëm 1 rast është regjistruar përgjatë një viti.   Shpërndaje te miqtë