Rama kritikon gjuhën e përdorur nga Basha në publik

exit.al 15 Tetor 2020, 22:05

Kryeministri Edi Rama e kritikoi kryetarin e PD-së Lulzim Basha për gjuhën e përdorur ndaj tij. Në emisionin, Opinion, Rama tha se: “Një politikan që do të bëhet kryeministër dhe del e shfryn në atë mënyrë është për t’i vënë një pullë të kuqe”. Ai shpjegoi edhe një shprehje të tij ofenduese, drejtuar ish-kryeministrit Berisha:

“Atë shprehje unë e thashë me zë të ulët dhe me veten time, nuk ishte as për Sali Berishën dhe ishte një shfryrje e një njeriu. Nuk thua dot që ai ishte komunikim publik. Meqë është pretendent që nuk do të behet kurrë kryeministër, flet ashtu”.

Ndërsa, për shprehjen e tij si “Meta pas këpucës”, kryeministri tha se kjo “është alegori, është përdorimi i gjuhës, që efekti e bënë dhe ruan komunikimin”.