Rriten infeksionet e reja në Francë, shkojnë mbi 30,000

exit.al 15 Tetor 2020, 19:45

Autoritetet shëndetësore franceze të enjten raportuan mbi 30 mijë raste të reja me koronavirus, për herë të parë që prej fillimit të pandemisë.

Gjatë 24 orëve të fundit u raportuan 30, 621 raste të reja. Si dhe u rritën numri i pacientëve të shtruar në spital dhe i vdekjeve.

Të enjten në Francë humbën jetën 88 persona, dhe të mërkurën 104 persona. Numri total i rasteve është 809, 684. Ndërsa në terapi intensive u shtruan 77 pacientë, duke e cuar numrin në 1, 750 të shtruar.

Presidenti Macron, të mërkurën njoftoi vendosjen e shtetrrethimit në 8 qytete të Francës.