“Dikush në Bruksel duhet t'u thotë komisionerëve që harxhojnë kohën e punës së paguar nga taksat e popujve të Europës, për të bërë videomuhabete elektorale me Lulëzim Bashën, se kjo quhet ndërhyrje në fushatën e brendshme elektorale të një vendi kandidat për në BE!
Në dijeninë time Komisioni Europian nuk e ka zakon të fusë hundët në fushatat elektorale dhe unë pres ta mësoj zyrtarisht e publikisht nga Brukseli, nëse e kam unë gabim e ndoshta komisionerët kanë vërtetë të drejtë të bëhen palë kur popujt e Europës zgjedhin qeveritë e tyre!”
Më herët, eurokomisionerja Gabriel ishte e pranishme në tryezën e diskutimit tryezë të organizuar nga PD me dhe përfaqësues të Universitetit Modul të Vjenës, ku mbështeti propozimin e PD-së për zhvillimin e arsimit, kërkimit shkencor dhe arsimit profesional. Shpërndaje te miqtë
