Franca, Gjermania, Italia, Britani dhe SHBA-të apel politikës kosovare të zgjedhë presidentin e ri

exit.al 23 Mars 2021, 12:25

Ambasadorët e Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës i kanë kërkuar partive politike, shumicës dhe opozitës të bashkohen për të zgjedhur presidentin e ri.

“Udhëheqësit e partive politike dhe deputetët, duhet të vendosin nevojat e kosovarëve përpara militantizmit politik dhe qeveria me opozitën të punojnë bashkë mbi prioritete të përbashkëta, detyra e parë ëshët zgjedhja e Presidentit të ri”, theksojnë ambasadorët, në një deklaratë për media, të mërkurën.

Ata i kanë bërë thirrje partive politike “të luajnë një rol të përgjegjëshëm në njohjen e rezultatit të zgjedhjeve të 14 shkurtit si një mandat i popullit për një qeveri efektive”.

“Kosova ka nevojë për drejtim dhe funksionim të qeverisë dhe institucioneve që sigurojnë qendrueshmëri, përfshirë edhe presidencën.

Shpërndaje te miqtë