Kryemadhi takim me banorët e Shkozës: Qeverisë i kushton më pak të sistemojë familjet se sa një kontratë inceneratori

exit.al 23 Mars 2021, 12:33

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi deklaroi se po qeverisë i kushton sa një kontratë inceneratori legalizimi i shtëpive për 160 familjeve në Shkozë. Gjatë një takimi me banorët e zonës, ajo u shpreh se:

“Inceneratorit të plehrave të Tiranës i dha për dy vjet një godine pa leje 22 milion euro. Sikur ti legalizonte të gjitha godinat dhe ti blinte jo me çmimin e tregut, por me çmimin e Bllokut, njerëzit do të ishin më mirë dhe në një situatë komplet tjetër. Ndaj ju them që ka mënyra të ndryshme për zgjidhjen e situatës këtu.

Dhe ajo që mendoj unë është që, në qoftë se këtu janë 160 shtëpi, kostoja për këto 160 shtëpi shtetit nuk i kushton asgjë. Janë vetëm biletat e avionit dhe hotelet e qeverisë, kushdo qofshin, në daç të njërës e në daç të tjetrës qeveri.“

Kryemadhi premtoi se do të japë zgjidhje për të gjitha problematikat e kësaj zone.   Shpërndaje te miqtë