Rama: I takon KQZ-së të vendosë në lidhje me votën e emigrantëve

exit.al 15 Tetor 2020, 16:16

Kryeministri Edi Rama dekalroi se i takon KQZ-së së re për të vendosur në lidhje me votën e emigrantëve. Në një deklaratë për mediat ai pohoi se është humbur shumë kohë për këtë si dhe për identifikimin biometrik.

"Së pari i takon tani kryekomisionerit dhe strukturës së sapozgjedhur të administratës zgjedhore të bëjë gjykimet dhe të propozojë lidhur me çështjen e votës së emigrantëve. Është humbur shumë kohë për këtë si për identifikimin biometrik që shpresoj të realizohet por eksperienca e mëparshme ka treguar se duhet kohë."

Shpërndaje te miqtë