SPAK dërgon në gjykatë çështjen e vjedhjes së 6 milionë eurove në Rinas

exit.al 2 Korrik 2020, 13:28

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit (SPAK) përfundoi hetimet dhe dërgoi në Gjykatën e Posaçme çështjen e vjedhjes së 6,6 milionë eurove, në pistën e aeroporit të Rinasit në 2019-ën.

SPAK akuzoi tetë persona për pjesmarrje në organizatë kriminale, vjedhje me armë dhe armëmbajtje pa leje.

Të akuzuarit janë :

  1. Klement Çala
  2. Eldi Çala
  3. Oltjan Veseli
  4. Renaldo Sula
  5. Saimir Çela
  6. Elton Pikli
  7. Talo Çela
  8. Alkond Bengasi

Shpërndaje te miqtë