Rama i përgjigjet Metës: Vendi i duket bosh sepse LSI-ja ka humbur elektorat

exit.al 18 Shkurt 2021, 12:24

Kryeministri Edi Rama u shpreh i bindur se LSI do të humbë në zgjedhjet e 25 prillit. Në një deklaratë për median nga Vlora, të enjtën, pas nisjes së procesit të vaksinimit, Rama u shpreh se Presidentit Meta i duket “një katastrofë Shqipëria, pasi me shumë gjasa zgjedhjet do të jenë një katastrofë për LSI-në”. Rama e akuzoi Metën se po përdor funksionin e presidentit për të bërë fushatë elektorale në mbështetje të LSI-së:

“Presidenti ka kohë që nuk ëshët më president. Por shpërdorues i funksionin në funksion të ndërmarrjes që administrohet nga bashkëshortja. Vjen në Vlorë natën, shkon lart e poshtë natën”.

Kryeministrit tha se mbështetja për LSI-në në popull ka rënë, ndaj Metës i duket vendi i zbrazur:

“Takon njerëz, mesa duket jo aq shumë se i duket e zbrauzur shqipëria, pasi shumë pak njerëz besojnë tek LSI-ja”.

Shpërndaje te miqtë