Farmacistët: Ministria të mos tallet me ne, të përmbushi detyrimin për garantimin e shëndetit

exit.al 18 Shkurt 2021, 11:52

Urdhëri i Farmacistëve të Shqipërisë (UFSH) ka reaguar pas përgjigjes së Ministrisë së Shëndetësisë për mospërfshirjen e tyre në procesin e vaksinimit.

Në një reagim, UFSH kërkon nga Ministria e Shëndetësisë të tregojë në cilat rekomandime ndërkombëtare janë mbështetur për të hartuar planin e vaksinimit.

“Duam të dimë nga kjo Ministri, cilave rekomandime ndërkombëtare ju referohet saktësisht, pasi vende si Amerikë, Kanada, Angli, Gjermani farmacistin e kanë në ekipin prioritar për t'u vaksinuar, madje ata farmacistin dhe farmacinë, i shohin si profesionistë dhe institucione pjesëmarrëse në strategjinë e vaksinimit të popullatës.”

Ata i bënë thirrje MSH të mos tallet me farmacistët por të përmbyshin detyrimin për ruajtjen e jetës së tyre.

Pak më parë, MSH rrëzoi kërkesën e farmacistëve për tu bërë pjesë e grupeve të prioritare për vaksinim për Covid-19.

Në një letër dërguar Urdhërit të Farmacistëve, MSh shkruan se plani i vaksinimit është hartuar nga ekspertët dhe në përputhje me rekomandimet ndërkombëtare.

 

Shpërndaje te miqtë