“Te pika ku përmendet organizata terroriste DEASH (grupi militant, Shteti Islamik), degët e saj dhe të tjerët, këtu nuk përmenden organizatat terroriste që janë të njohura edhe botërisht: Partia e Punëtorëve të Kurdistanit dhe organizata terroriste FETO (v.j. Lëvizja Hizmet). Këta mund ta dëmtojnë rëndë edhe vendin tonë, Kosovën, këtë duhet ta kemi parasysh, sidomos PPK është edhe në listat e BE-së dhe SHBA-së. Patjetër që na nevojitet rritja e bashkëpunimit me Turqinë kundër këtyre organizatave”
Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti deklaroi se kjo çështje i përket Agjensisë së Inteligjencës. Më herët, kreu i Asamblesë së Turqisë, Mustafa Sentop i kërkoi qeverisë shqiptare të luftojë praninë e organizatës turke “FETO” në vend. FETO dhe udhëheqësi i saj me banim në SHBA, Fetullah Gulen u akuzuan nga Ankaraja si organizator të grushtit të shtetit më 15 korrik 2016, ku u vranë 251 persona dhe u plagosën 2, 200 persona. Ankaraja e ka akuzuar FETO se qendron pas një fushate për infiltrimin në institucionet turke, në veçanti në ushtri, polici dhe gjyqësor. Shpërndaje te miqtëMinistri kosovar kërkon shpalljen organizatë terroriste Lëvizjen e Gylenit
Ministri në detyrë i Zhvillimit Rajonal, Enis Kervan i kërkoi qeverisë të shpallë organizatë terroriste Lëvizjen Hizmet të Fethullah Gulenit dhe Partinë e Punëtorëve të Kurtidstanit.
Gjatë mbledhjes së qeverisë të mërkurën, Kervan tha se këto dy organizata mund të dëmtojnë rëndë Kosovën.
Të sugjeruara
Basha takon kryeministrin kroat
18 Shkurt 2021, 11:45Mjeku Prifti kërkon lirim nga burgu dhe kthim të parave të konfiskuara
18 Shkurt 2021, 11:32
