Rama i përgjigjet Bashës: Sa herë sulmon impiantet tregon se nuk ndahesh nga plehrat

exit.al 22 Tetor 2020, 15:21

Kryeministri Edi Rama iu përgjigj akuzave se ka mbushur vendin me plehra e me inceneratorë nga kreu i PD, Lulzim Basha Në një postim në Twitter, Rama shkruan:

"Ah Lul, të ka mbet ora tek Gropa e Hajdin Saliut, po habitem si s'e kupton që sa më shumë sulmon impiantet moderne të mbetjeve, aq më shumë tregon se nuk ndahesh dot nga malet me plehra të Sali Hajdinit! Ta qaj hallin, je mes gropës së tij dhe grepit të Likes për tiganin e Monës!"

Shpërndaje te miqtë