“E vërteta është kjo: Unë e mora si informacion, pa e parë reportazhin fola me paragjykim dhe kam bërë gabim pa dashje. Është një gabim dhe e pranoj që kam gabuar. “
Pak ditë më parë gjatë mbledhjes së qeverisë në Dibër, në shtëpinë e një familje dibrane Zoti Rama, referuar reportazhit të Le Iene për shfrytëzimin e fëmijëve për mbledhjen e kromit tha:“Më erdhi inat me ca italianë, se dhe atje kazanë sa të duash ka, kishin bërë një reportazh të ndyrë për fëmijët që mbledhin krom, me filmime të vjetra. Tmerr... tmerr! Ç’a të thuash. Kazanë gjithandej.”
Ndërkohë emisioni italian ka premtuar se së shpejti do të shfaqë një investigim tjetër për Shqipërinë, kësaj radhe për një çështje më të nxehtë, për kanabizimin e vendit. Shpërndaje te miqtë
