Rama fajëson opozitën për shpërndarjen kaotike të ushqimeve në Fier

exit.al 14 Prill 2020, 19:08

Kryeministri Edi Rama akuzoi të martën Partinë Demokratike se po rrezikon jetën e qytetarëve të Fierit duke inskenuar probleme në shpërndarjen e ndihmave sociale. PD denoncoi përmes ish-deputetit Luan Baci problemet me shpërndarjen e ushqimeve për familjet në nevojë të komunitetit rom në Fier. Në një postim në Twitter, Rama e konsideroi çnjerëzore dhe përpjekje për të gënjyer publikun:

“E turpshme nxitja e komunitetit rom për të inskenuar shfaqje të rrezikshme për jetën nga ish-deputetë të caktuar, që paturpësisht gënjejnë publikun, duke përdorur romët si mish për top për të thënë se ja kështu u shpërndakan ndihmat në Fier e gjetkë!”

Baci reagoi më pas duke theksuar se videot ishin dërguar nga banorë dhe se situata ishte e përsëritur edhe në Levan. Në pamjet e shpërndara nga opozita shihen dhjetëra qytetarë të komunitetit rom të cilët janë grumbulluar në pritje të shpërndarjes së pakove ushqimore nga qeveria vendore. Zyrtarisht me akt normativ është e ndaluar grumbullimi i njerëzve, kjo si masë kufizuese e përhapjes së epidemisë. Opozita thekson se pushteti lokal nuk ka treguar përgjegjësi në administrimin e situatës duke rrezikuar edhe jetët e banorëve. https://www.facebook.com/luan.baci.79/videos/2718400158300050/