“Është e turpshme, për të gjithë ne që të kemi një indivd në zyrën e Presidentit që ka dalë nga të gjitha shinat e funksionit të tij dhe ka vendosur veten dhe institucionin në dispozion të një force të degraduar si partia prej së cilës ai vjen dhe shkon.”
Rama e quajti fatkeqësi dhunën verbale që Meta po ushtron ndaj tij. Ai shprehu habi se përse Meta ka nisur këtë fushatë sulmi dhe se nuk e di se ku do të përfundojë:“Është vërtet fatkeqësi që përshkallëzimi i dhunës verbale dhe i marrëzisë nga ana e Metës po ndodh shumë përpara kohe në një kuptim, nuk e di ku do shkojë kaq herët sa ka filluar.”
Shpërndaje te miqtë
