Rama do të marrë pjesë në Forumin Ekonomik të Delfit

exit.al 11 Qershor 2020, 15:19

Kryeministri Edi Rama do të marrë pjesë më 12 qershor në Forumin Ekonomik në Delfi. Sipas agjendës të publikuar në faqen zyrtare të forumit, Kryeministri do të flasë për Integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE: Besueshmëria, parashikimet dhe drejtimi politik.

Në panel do të jenë të pranishëm Komisioneri për Zgjerim dhe Fqinjësi Oliver Varhelyi, Aleksandër Vuçiç, Ana Brnabiç, Zorav Zaev, ish-Kryeministër i Maqedonisë së Veriut. Paneli do të drejtohet nga Vasili Nedos, editor i gazetës greke Kathimerini.

Forumi do të organizohet online si pasojë e masave kundër koronavirusit. Ai ka nisur më 9 qershor dhe do të përfundojë më 12 qershor. Të gjitha takimet do të transmetohen online në faqen zyrtare të Forumit.