“Kur ka një vendim të IMT-së, është bashkia Shkodër që jep urdhrin. Nuk ka bërë ndonjëherë vaki që IKMT me procesverbal të bashkisë Shkodër të marrë urdhër. E bën urdhrin vetë për procesverbalet e veta.
Ndërhyrja është e paligjshme dhe unë po pres që të kemi urdhrin me shkrim.”
Nëse IKMT nuk bën publike vendimet për shembjen e ndërtesave pa leje, Ademi paralajmëroi se do të kërkojnë dëmshpërblim për dëmet që i janë shkaktuar bashkisë së Shkodrës, dhe sezonit turistik. Një ditë më parë, IKMT u përplas me qytetarët e Velipojës për shembjen e ndërtimeve pa leje. Kryebashkiakët Ademi dhe Ndreu i Lezhës kundërshtuan nismën e qeverisë për shembjen e ndërtimeve pa leje në fillim të sezonit turistik, në një vit ndryshe nga të tjerët për shkak të pandemisë.
