Veliu bën ndryshime në drejtuesit e policisë në rrethe

exit.al 11 Qershor 2020, 12:40

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Ardi Veliu ka bërë sot disa ndryshime mes drejtuesve të policisë në Tiranë, Korçë, Fier e Gjirokastër. Ndër të tjera, Veliu emëroi dhe zëvendësuesin e Enkeleda Toskës në Drejtorinë e Kufirit Tiranë. Toska bashkë me 4 zyrtarë të tjerë u shkarkuan pasi akuzohen si pjesë e një grupi që trafikonte shtetas nga Lindja e Mesme drejt BE-së. Emërimet e reja janë:

 - Arben Ibro emërohet drejtor kufiri në Tiranë në vendin e Enkeleda Toskës.

 - Neritan Nallbati nga drejtor i standardeve është emëruar drejtor policie në Berat, në vendin e Hasan Ahmetit.

 - Bledar Çeliku nga drejtor kundër trafikut dhe narkotikëve në Drejtorinë e Përgjithshme shkon drejtor policie në Fier.

 - Andon Marku, ish-drejtor në Fier, shkon drejtor kufiri në Korçë.

 - Drejtori i kufirit Korçë Arben Joca shkon drejtor kufiri në Gjirokastër.

 - Ferdinad Mara nga Drejtoria e Përgjithshëm është emëruar drejtor i policisë Korçë.