Rama distancohet nga kryebashkiaku i Lushnjes: PS mbron askënd

exit.al 6 Korrik 2021, 10:55

Kryeministri Edi Rama u distancua nga kryebashkiaku i Lushnjes Fatos Tushe, i arrestuar të martën për korrupsion. Rama në një postim në Twitter u shpreh se Partia Socialiste nuk do të mbrojë askënd të përfshirë në korrupsion. Ata duhet të mbrohen vetë para ligjit. “Kryetari i Bashkisë së Lushnjës dhe cilido tjetër i akuzuar nga drejtësia në këtë rast apo në çdo rast, nuk do të ketë asnjë mbrojtje nga Partia Socialiste e duhet të përgjigjen vetë para drejtësisë, me avokatët e tyre e me gojën e tyre! PS u shërben zgjedhësve jo të zgjedhurve”, shkroi Rama. Ai theksoi se askush nuk mund të përdorë PS-së si mbulesë për interest vetjake:

“Çdo zgjedhës duhet ta dijë se besnikëria jonë ndaj tij nuk varet nga asnjë individ, po është flamur beteje i PS për ta bërë Shqipërinë të ardhmen tonë dhe çdo i zgjedhur nuk duhet ta harrojë se flamuri i PS s'mund të bëhet mbulesa e askujt, për asnjë interes apo faj vetjak”.