Ambasada e SHBA-ve përshëndet emërimin e prokurores Kajana në SPAK

exit.al 15 Korrik 2020, 12:28

Ambasada e SHBA-ve përshëndeti emërimin e prokurores Manjola Kajana në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit (SPAK). Në një postim në Twitter, ambasada pohoi se rritja e kapaciteteve të kësaj prokurorie do të thotë më pak mundësi për fshehjen e të paskrupujve.

"Urime ZPP/SPAK për prokurorin e ri që iu shtua ekipit. Kapacitet më i madh do të thotë më pak mundësi për të fshehur të paskrupujt."

Manjola Kajana është prokurorja e 13-të që emërohet në Prokurorinë Speciale Anti Korrupsion (SPAK). Këshilli i Lartë i Prokurorisë e emëroi, të hënën, Kajanën si anëtare të SPAK-ut, pas kalimit të të dyja shkallëve të procesit të vetingut. Shpërndaje te miqtë