Rama bisedon me presidentin bullgar për Maqedoninë e Veriut

exit.al 9 Qershor 2021, 08:40

Kryeministri Edi Rama ka biseduar me Presidentin bullgar Rumen Radev për nisjen e bisedimeve me Maqedoninë e Veriut. Në një postim në Facebook, të mërkurën, Rama shkroi:

“Mëngjes pune me Presidentin Rumen Radev mbi marrëdhëniet e shkëlqyera bilaterale dhe nevojën për dialog mes palëve për zgjidhjen e ngërçit kritik mes Bullgarisë e Maqedonisë së Veriut (çka momentalisht pengon edhe thirrjen e Konferencës Ndërqeveritare BE-Shqipëri”.

Shpërndaje te miqtë