Rama apel opozitës të mbroj vendin me të huajt

exit.al 27 Maj 2021, 20:13

Kryeministri Edi Rama i bëri thirrje opozitës që në politikën e jashtme të gjithë duhet të mbrojnë vendin, e jo të kritikojnë e të shajnë.

“Kur flasim anglisht duhet të jemi shqiptarë në radhë të parë, e pastaj socialist e demokrat. Kur flasim shqip jemi socialist e demokrat pa harruar se jemi shqiptar”, u shpreh Rama në konferencën e përbashkët për shtyp me ministrin gjerman Roth, të enjten.

Ai u shpreh se ‘lufta’ mes opozitës dhe shumicës ka “shkuar në absurd”,dhe në mënyrë indirekt i bëri thirrje të arrijnë një kompromis.

Ndërsa duke ju referuar procesit të vaksinimit, Rama u shpreh se: “Një herë në historinë tonë për një moment ishim më të mirët, tani edhe Gjermania na ka arritur”.