Nis fushata, Rama e Basha premtojnë rritje pagash për mjekët

exit.al 8 Shtator 2020, 11:26

Si kryeministri Edi Rama, ashtu dhe kryetari i opozitës Lulzim Basha kanë premtuar rritje pagash për mjekët, të njohur si një prej grupeve që po braktis Shqipërinë për kushte dhe paga më të mira në vendet e tjera. Në 7 shtator, gjatë një takimi me mësuesit, Rama premtoi rritje pagash për mësuesit dhe mjekët:

“Do të bëjmë një rritje të re pagash edhe për mësuesit, ashtu si për mjekët, dhe kjo do të bëhet shumë shpejt, besoj me buxhetin e ri”.

Ndërsa të martën, në 9 shtator, Basha, në një denoncim për dështimin e qeverisë Rama për mbështetjen e mjekëve, premtoi rritje rroge deri në 1200 euro për mjekët. Basha premtoi rritje pagash dhe për infermierët:

“Do të rrisim pagat e mjekëve deri në 1200 euro dhe 700 euro për infermierët.”

Shpërndaje te miqtë