“Pasi morrën peng aeroportin e Tiranës. Ai që kërkon të marrë peng mendjen e njerëzve. Ne nuk ndjekim njerëzit, por Ilir Metën në çdo hap të mendjes së tij”.
Rama akuzoi se numrat e kartave të identitetit kanë dalë nga shteti dhe mund të blihen në rrjet, që prej kohës së Bujar Nishanit:“Ne nuk kemi numrat e kartave të identitetit. Ato kanë dalë rrugëve në kohën e Bujar Nishanit. Ndaj ju them të gjithëve atyre që ndihen të sikletosur pse ju ka dalë numri. Cili numër? Atë që e lini kudo dhe ajo kartë nuk ka asgjë brenda”.
Kryeministri premtoi se do të bëjë një kartë të re indentiteti:“Nuk është karta që ne do të kemi në të ardhmen, siç e ka bota moderne. Që do të ketë të dhëna për shëndetin, taksa, shëndetin e çdo gjë”.
