“Ne do të dorëzojnë në një ose dy javët e ardhshme 651 mijë vaksina Pfizer, për stafin mjekësor. Në fillim të majit ne do të vaksinojmë mjekët në Ballkanin Perëndimore. Këto vaksina do t’i ndajmë me Austrinë, e cila na ka ndihmuar për arritjen e kësaj.
Furnizimi me vaksina do të shkojë për linjën e parë dhe do të financohet nga fondi i BE-së”.
Për vendet si Serbia, që janë shumë të avancuar në vaksinimin e popullit, “ne kemi biseduar se ku do të shkojnë dozat”, sqaroi eurokomisioneri. Varheleyi u shpreh se BE ka ndihmuar Ballkanin Perëndimor, me 3, 3 miliardë euro për përballimin e pandemisë.
