Rama njofton nisjen e garës për aeroportin e Sarandës

exit.al 20 Prill 2021, 11:18

Kryeministri Edi Rama njoftoi se javën e ardhshme do të hapet gara për ndërtimin e aeroportit të Sarandës.

"Mbase javën tjetër, do të lancojmë garën për aeroportin e Sarandës, ndërkohë që gara për Vlorën është mbyllur. " tha ai gjatë fjalës së tij në nënshkrimin e marrëveshjes për ndërtimin e aeroportin e Vlorës.

Ai gjithashtu tha se sëbashku me Behgjet Pacollin kanë menduar për të ngritur një Akademi të aviacionit.